Mbretëresha ia ndalon Meghanit bizhuteritë e Princeshë Dianës

  • 06 April 2019 - 12:05
Mbretëresha ia ndalon Meghanit bizhuteritë e Princeshë Dianës

Mbretëresha Elizabeta e ndalon Meghan Markle që të vendosë disa prej bizhuterive familjare, veçanërisht ato që i përkisnin Princeshës Dianës.

Kjo është ajo që shkruan tabloidi “The Sun”, bazuar në burime të brendshme mbretërore. Shkrimi rikonfirmon ekzistencën e tensioneve mes nuses amerikane dhe sovranes.

Në mesin e bizhuterive të ndaluar  duket se është edhe kurora me margaritarë e Princeshë Dianës, të cilën e ka vendosur atë ditën e dasmës në vitin 1982.

Në të kaluarën, Elisabeta ishte e lumtur kur i jepte hua bizhuteritë e Dianës, Kate Middletone, por me Meghanin ka ndryshuar sjellje.

(Kosova Sot)