“Më lejo ose do t’ju vras”- 30 vjeçari terrorizon gruan e re shqiptare dhe foshnjën e saj. Ajo merr guximin dhe…

  • 07 April 2019 - 14:23
“Më lejo ose do t’ju vras”- 30 vjeçari terrorizon gruan e re shqiptare dhe foshnjën e saj. Ajo merr guximin dhe…

“Më lejo ose do t’ju vras”. Kërcënime, britma dhe goditje kundër derës së shtëpisë që ndodhet pranë spitalit të Riminit.

Atje banon një 30 vjeçare shqiptare, e cila merr telefonin dhe kërkon ndihmën e menjëhershme të policisë. Në banesë, përveç saj, ndodhet edhe djali i vogël 5 muajsh.

Ai dhe nëna e tij janë dëshmitarë të një historie të gjatë dhune dhe sjellje agresive të kryera nga bashkëjetuesi i gruas, gjithashtu rreth të 30-ve.

Të premten e 5 prill, ai shkoi me tërbim në banesën e gruas dhe ndërhyrja e menjëhershme e agjentëve të policisë ka shmangur më të keqen, shkruan “Corriere”.

Rasti i fundit është në serinë e episodeve të dhunës në familje. Edhe në vjeshtë, bashkëjetuesi i gruas u arrestua për dhunë në familje.

Atëherë, u vendos masa e ndalimit për t’ju afruar gruas dhe u lirua, pasi ajo e fali.

Por, kohët e fundit, 30 vjeçari u bë protagonist i një tjetër përshkallëzimi agresioni derisa u arrestua nga policia.

(Kosova Sot)