Kështu u prit Ramush Haradinaj në Amerikë

  • 08 April 2019 - 08:25
Kështu u prit Ramush Haradinaj në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, udhëtoi të premten për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e tij tha se kryeministri Haradinaj është ftuar nga “Komuniteti Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Me këtë rast, thuhet në njoftim, kryeministri Haradinaj “do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së”.

Në një takim me shqiptarët në Amerikë, ishte organizuar gjithçka me motive kombëtare.

Me flamuj e veshje kombëtare, shqiptarët e Amerikës thërrisnin emrin e Haradinajt si dhe brohorisnin UÇK, në momentin kur ai po hynte në sallën ku po organizohej takimi.

Ndiqeni videon më poshtë për të parë mikpritjen që i bënë Haradinajt: 

 
JA SE SI PRITET NE USA HEROI I GJALLË I KOMBIT SHQIPTARË Ramush Haradinaj

JA SE SI PRITET NE USA HEROI I GJALLË I KOMBIT SHQIPTARË Ramush Haradinaj,ne e dijmë që disa në Kosovë që janë duke mbajtur tubime kundër Kryeminstrit,do të pësojnë infarkt! POR NJË ESHTE E SIGURT SE KOSOVA FUQINË MË TË MADHE E KA NGA SHQIPTARO AMERIKANËT DHE NE GJITHMONË DO TI PËRKRAHIM NË TË GJITHA SFERAT ÇLIRIMTARËT ,dhe jo rrugaqët gënjeshtarët përqarësit dhe ata që luftojnë me mish e shpirtë për pushtet që mundohen me dhunë të vien në pushtet. AMERIKA ME ÇLIRIMTARET !

Posted by Albanian Real Facts on Saturday, April 6, 2019

(Kosova Sot)