Vrasja me eksploziv në Gjakovë: Kamerat kanë filmuar autorin dyshohet se është nga Shqipëria

  • 08 April 2019 - 13:22
Vrasja me eksploziv në Gjakovë: Kamerat kanë filmuar autorin dyshohet se është nga Shqipëria

Në tetor të vitit që shkoi, Gjakova u trondit nga një vrasje e cila ishte e para e llojit të saj që u krye në Kosovë. Me eksploziv të montuar në pragun e shtëpisë në Smolicë që u dirixhua nga distanca, mbeti i vrarë Haxhi Ahmeti-61-vjeçar. Por edhe pas gati gjashtë muajve, hetuesia kosovare nuk ka mundur që ta zbulojë gjithë rastin. Sipas tyre, vrasjen e 61-vjeçarit dyshohet se e porositi djali i vëllait të tij. Por vrasja, mund të jetë kryer me pagesë. Atë dyshohet se e ka kryer një shtetas nga Shqipëria. Gjithë këto pretendime pritet që t’i zbardhin kamerat e sigurisë të cilat i kanë kapur disa momente të montimit të eksplozivit.

Një vrasje profesionale u krye në Smolicë të Gjakovës më 14 tetor të vitit të kaluar. Nga shpërthimi i një eksplozivi të montuar në derën e shtëpisë mbeti i vrarë Haxhi Ahmeti, 61-vjecar. Kjo vrasje ka habitur edhe Prokurorinë e cila po merret me hetimet.

Dyshimet e para çojnë në një konflikt familjar që i ndjeri kishte pasur para pak kohësh me djemtë e vëllait të tij.  Por ende asnjë njoftim zyrtar rreth kësaj çështje nuk është dhënë nga ana e organeve të hetuesisë.

Vrasja, tetor 2018

Media, ka biseduar me Kryeprokurorin në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Ali Ukën. Ai ka deklaruar se janë disa prova të marra nga vendi i ngjarjes të cilat duhet të dërgohen për ekzaminim jashtë Kosovës. 

“Hetimet rreth kësaj çështjeje ende jemi duke i vazhduar. Mund të them se ende nuk kemi ndonjë rezultat. Janë disa prova të cilat duhet të dërgohen për ekzaminim jashtë Kosovës.”, deklaron kryeprokurori.

E prokuroria e shtetit mund t’i dal në gjurmë personit i cili dyshohet se e montoi eksplozivin në derën e Haxhisë, 61-vjcar. Kjo ngase kamerat e sigurisë e kanë kapur një pjesë të fytyrës së personit i cili e kishte montuar bombën në tetorin e vitit të kaluar në Smolicë.

“Janë kamerat e sigurisë të cilat e kanë kapur disa sekonda një person duke e montuar eksplozivin në derën e shtëpisë të së ndjerit. Tash te shohim a po mundemi ta identifikojmë atë përmes atyre sekondave të kamerave”, sqaron tutje prokurori Uka.

HETIMET: Vrasjen e porositur mund ta ketë kryer një shtetas nga Shqipëria

E vrasja sipas Prokurorisë është kryer me pagesë. I dyshuari, familjar e 61-vjecarit të ndjerë besohet se e ka paguar një person me shtetësi nga Shqipëria që ta ekzekutojë atë.

Kështu i thanë gazetës burime nga hetuesia kosovare.

Viktima i shtrirë në tokë

“Dikush nga Shqipëria po dyshohet se e ka kryer vrasjen. Vrasje me pagesë po dyshohet të ketë qenë”, deklarojnë burimet.

E familja e Haxhiut të ndjerë, po e akuzojnë familjen e axhës së tyre se u vrau babain. Në një rrëfim për media, pak kohë pas vrasjes vajza e të ndjerit Fatime Ahmeti

“Baba jem asnjëherë nuk është merr me para me fajde. Kjo vrasje u ba me pagesë. Babën tim e ka vra djali i axhës (Bajram Ahmeti). Ky është merr me para me fajde e jo na. Ky kurrë nuk ka punu, qiky është merr me pare me fajde. Babën unë që 25 vite e kam në Gjermani. Nuk ka pasë se qysh me u merr me fajde”, kishte deklaruar ajo për media.

E kjo vrasje është cilësuar si e para e llojit të saj në të gjithë Kosovën.  Zbardhja komplete e këtij rasti mund të marrë kohë. Analizat e grimcave të eksplozivit të cilat u gjetën në trupin e Haxhi Ahmetit do të dërgohen për ekzaminim në SHBA

(Kosova Sot)