Trondit ish anëtari i SHIK-ut dhe i Policisë: Ja si e arrestuam Gani Thaçin me 1 milionë marka gjermane

  • 08 April 2019 - 13:39
Trondit ish anëtari i SHIK-ut dhe i Policisë: Ja si e arrestuam Gani Thaçin me 1 milionë marka gjermane

Ish anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe ish anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Naim Miftari, ka folur për gazetën “Kosova Sot” lidhur me fondet e luftës së keqpërdorimin e tyre.

Ai thotë se për fondin 3 për qind, llogari duhet të jap Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa.

Përgjegjësinë dhe llogaridhënie për vjedhjet dhe keqpërdorimet e fondit 3% duhet ta ketë posaçërisht kryeministri , Bujar Bukoshi dhe ministri i financave, Isa Mustafa pastaj ish drejtori i Dardania Bankës dhe shumë udhëheqës që sot janë akoma në LDK dhe jashtë saj dhe proklamohen shumë si patriotë të zjarrtë mos ta harrojmë faktin se kallja shkrumb e hi e Dardania Bankës në Tiranë ka pas qëllimin e mbulimit dhe shkatërrimit të vjedhjeve dhe keqpërdorimeve të fondit 3% fondit të qeverisë në ekzil të Kosovës”, ka thënë Miftari për “Kosova Sot”.

Më tej, ai ka treguar se si gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e Policisë së Kosovës e kishin arrestuar Gani Thaçin, vëllaun e Presidentit, Hashim Thaçiss, i cili ishte kapur me afër 1 milionë marka gjermane.

Image
Naim Miftari

“Sa i përket fondit vendlindja thërret aty ka edhe ma shumë keqpërdorime dhe abuzime me fond të luftës që shumica e këtij fondi ka përfunduar në gjepat e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Azem Sylës ... dhe shumë akterëve tjerë të Shtabit të Përgjithshëm mos harrojmë faktin se paratë e këtij fondi mbi 70% ka përfunduar në gjepat e këtyre njerëzve të cekur lartë dhe gjatë vitit 1998-1999-2004... mos harroj ta ceku rastin kur isha vetë i përfshirë në një operacion policor kur ishte arrestuar Gani Thaçit, kur ishte arrestuar me afër 1 milion marka gjermane dhe tri valuta monetare tjera evropiane dhe pastaj hakmarrja e Hashim Thaçit dhe klanit të tij ndaj meje kur me larguan nga puna në policinë e Kosovës pa kurrfarë shkaku, pa kurrfarë vendimi ligjor apo rregulloret e ligjit”, është shprehur Miftari për “Kosova Sot”.

Më tej, ai thotë se me paratë e vjedhura nga fondet e luftës janë kryer një numër i madh i vrasjeve në Kosovë.

“Dhe dua ta ceku se pikërisht me këto para të vjedhura në gjepat privatë janë paguar grupacione nga Drenica, Llapi, Dukagjini, Anadrini dhe vrasës individual të vrisni konkurrentët e luftës, biznesit dhe politikës si vrasja e komandantëve të luftës,vrasja e atdhetarëve, deputet, publicistë, gazetar dhe vrasja e biznesmenëve dhe konkurrentëve të tyre. Pikërisht me këto para që ishin mbledh për luftën për liri u benën shkak që ardhmëria e Kosovës të jetë shumë e frikshme dhe e zymtë me këto para u formua krimi i organizuar, kontrabanda me naftë derivate,me cigare, me armë, me drogë, me kafe, me ushqime serbe dhe me ndihmën e AKM-së u shkatërrua tërë ekonomia e Kosovës dhe shumica e pronave shoqërore shtetërore të Kosovës u blen pothuajse falë gratis nga mafia e klanit të Rognerit. Qindra mijëra marka ju paguan vrasësve të, Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, Sadri Ramqes, Enver Malokut, Xhemajl Mustafes, Smajl Hajdarit, Shaban Manajt, Tahir Zemes, Komandant Drinit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, plagosja e Gani Gecit, Fetah Rudit....e dhjetëra qindra personave e veprimtarëve tjerë”.

“Por ta cekum se përmes kësaj, logjistika pastaj është bërë blerja e qindra UDB- ashve por edhe vrasja e disa ish UDB-ashve vrasje që ishte bërë me këto para të vjedhura nga fondi Vendlindja thërret për mos të dalë kurrë e vërteta në shesh pasi këta UDBASH dinin saktë se disa patriotë e politikanë e ish alamet liderësh edhe të luftës kishin qenë edhe vet informator dhe bashkëpunëtor me dekada edhe familjarisht të besuar të... Serbisë sidomos të besuar të OZNA-UDB..para luftës disa edhe te besuar edhe sot ...”, ka përfunduar për “Kosova Sot”, ish agjenti i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari.

(Kosova Sot)