Reçica në Pejë thekson rëndësinë e hapjes së Panairit të Punës

  • 08 prill 2019 - 15:43
Reçica në Pejë thekson rëndësinë e hapjes së Panairit të Punës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale(MPMS) në bashkëpunim me GIZ-in gjerman hapën sot edhe Panairin e Punës në Pejë.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica tha se ky panair është i një rëndësie të veçantë ngaqë u jep mundësi punëdhënësve që t’i plasojnë ofertat e tyre dhe punëkërkuesve që përgatitjet arsimore dhe profesionale t’i zbatojnë në praktikë, duke gjetur një vend pune.

“Këto panaire të punës që po hapim gjithandej përbëjnë një nga angazhimet tona për zbutje të papunësisë”, tha ministri.

Reçica theksoi se punëdhënësit shpesh po ankohen për mungesë të kuadrove që ju nevojiten në ndërkohë kemi mbi 95 mijë punëkërkues.

“Është shumë e nevojshme që të përgatisim kuadro në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe t’i orientojmë të rinjtë në karrierë”, shtoi ministri.

Reçica ftoi bizneset dhe punëkërkuesit që të vizitojnë Panairin e Punës në Pejë për të qenë më afër mundësisë së gjetjes së kuadrove që ju nevojiten si dhe me afër mundësisë së punësimit.

(Kosova Sot)