Pas terapisë me rrezatim dhe ilaçe, vogëlushes i përmirësohet gjendja

  • 08 April 2019 - 16:16
Pas terapisë me rrezatim dhe ilaçe, vogëlushes i përmirësohet gjendja

Molly Hughes ende nuk kishte mbushur një vit kur ishte diagnostikuar me kancer të shkallës së katërt, por pas gati një viti e gjysmë të trajtimit, tani ajo konsiderohet e shëruar. Kur kishte vetëm 5 muaj, doktorët zbuluan se Molly kishte neuroblastomë, një kancer i cili zakonisht prek fëmijët nën moshën 5-vjeçare. Kjo vogëlushe më pas iu nënshtrua 15 muajve me kimioterapi, bën me dije nëna e saj, Chelsea Hughe.

Molly është bërë 'e egër'

Tani kur është lëshuar nga spitali, Molly është bërë 'e egër', dëshiron të rrijë vetëm jashtë, sikur kurrë të mos ishte ballafaquar me luftën kundër kancerit. Me gjasë nuk mund të kishte lajm më të mirë për nënën e vajzës, sesa kur i thanë se te vajza e saj më nuk vërehet prani e kancerit. Neuroblastoma paraqitet si pasojë e një mutacioni gjenetik, i cili pengon zhvillimin e qelizave nervore. Rëndom këto qeliza, të quajtura neuroblaste, shndërrohen në gjëndra mbiveshkore, ku prodhohen hormone të rëndësishme. Këto qeliza nuk formohen në tërësi deri pas lindjes dhe, në disa raste, qelizat e papjekura mund të dalin jashtë kontrollit të organizmit, duke u bërë kanceroze.  

Simptomat e Neuroblastomisë

Neuroblastoma mund të paraqitet në bark, apo gjoks. Në rastin e parë simptomat mund të jenë dhembje dhe kapsllëku, apo diarreja. Në rastin e dytë shkaktohet dhembje, pengesa në frymëmarrje dhe deformime në sy, sikur që janë kapakët e lëshuar të syve, apo bebëzat me madhësi jo të njëjtë. Sapo u diagnostikua, Molly iu nënshtrua operacionit për heqjen e tumorit, për të vazhduar më pas me kimioterapi dhe radioterapi. Vajza e vogël ishte luftëtare e madhe që nga fillimi. Por, asaj nuk i mungoi as mbështetja familjare. Megjithëse trajtimi i ashpër kundër kancerit ia ka dëmtuar dëgjimin, duket se kjo nuk e pengon vajzën që të jetë aktive dhe të bëjë një jetë normale. Në të shumtën e rasteve, neuroblastoma nuk kthehet, pasi që të jetë shëruar njëherë. Megjithatë, Molly do të fillojë që ta marrë një ilaç, i cili parandalon rikthimin e kësaj forme të kancerit. 

(Kosova Sot)