Dështojnë institucionet e drejtësisë, askush nuk jep përgjegjësi

  • 08 April 2019 - 19:15
Dështojnë institucionet e drejtësisë, askush nuk jep përgjegjësi

Nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a kanë dështuar institucionet e drejtësisë në vendosjen e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar? Çka thonë KPK-ja dhe KGJK-ja për akuzat e ambasadorit britanik se në Kosovë nuk ka pas kurrfarë rezultate në llogaridhënie e në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit?!

A është dështim i këtyre institucioneve të drejtësisë, pasiqë deri më sot nuk kemi ndonjë gjyqtar apo prokuror të penalizuar për shkak të moskryerjes së detyrave, për shkak të dhënies së ndonjë vendimi në kundërshtim me ligjin,për shkak të mbylljes së lëndëve me porosi nga politika e inkriminuar? Kur do të kemi ndonjë prokuror të penalizuar, pse ka mbyllur hetimet apo rastet e pushtetarëve, qoftë me urdhra nga pushteti, qoftë me pagesa nga nëntoka kriminale e mafio-oligarkëve!?

A bëjnë organet më të larta të kontrollit të performances të gjyqësorit kontroll dhe inspektim për vendimet që japin gjyqtarët e të gjitha shkallëve pa ligj dhe me korrupsion!? A bëjnë organet më të larta të kontrollit të performancës të prokurorisë dhe gjyqësorit kontroll efektiv dhe inspektim detal për mbylljet e hetimeve që bëjnë prokurorët e gjyqtarët shkallëve të ndryshme pa ligj dhe me korrupsion e krim të organizuar!?

Lexojeni të përditshmen kosovare, “Kosova Sot”.