Detaje të reja: Personi që u dogj në makinë, ishte veteran lufte dhe vëlla i dëshmorit
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllime për personin i cili ndërroi jetë tragjikisht në makinë gjatë natës së mbrëmshme.
“Është tragjik lajmi i vdekjes së Ilir Zeqirit nga Kopiliqi i Poshtëm i Skenderajt. Ai ishte veteran i luftës dhe vëlla dëshmori. Për shumë vite punoi ndershëm për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij, ku edhe vdiq aksidentalisht. Ngushëllimet më të sinqerta nga ana ime për familjen Zeqiri!”, shkruan Lushtaku në Facebook.
(Kosova Sot)