Del kukulla e parë 'me autizëm'

  • 09 April 2019 - 16:24
Del kukulla e parë 'me autizëm'

Një djalë me autizëm ka frymëzuar prodhimin e kukullës së parë me këtë sëmundje, bashkë me mbrojtës për veshë, syze të diellit dhe karta komunikimi. Djaloshi i dhënë pas hapësirës, Hayden Geraghty, 9 vjeç, nga Limavady, Irlanda Veriore, deri para rreth katër vjetësh nuk fliste fare. Kompania e lodrave "Lottie Dolls" mbeti aq e impresionuar me transformimin e tij të mëtejmë, sa që dizajnoi një lodër, kukull, të bërë sipas Haydenit.

Karta e komunikimit

Kukulla e parë e bërë ndonjëherë 'me autizëm', bart veshje të kaltër astronautësh dhe mbrojtës për veshë, si dhe syze dielli, me qëllim që të ballafaqohet më mirë me dritën dhe ndjeshmërinë ndaj zërave. 'Mini Hayden' - zyrtarisht i quajtur "Finn Boy Doll" - po ashtu ka një qen i cili i ndihmon atij që të ballafaqohet me situata të vështira. Ai ka edhe karta të komunikimit, të cilat ia mundësojnë atij që të komunikojë me miqtë. 

I obsesionuar pas udhëtimeve në hapësirë

Kukulla, e cila shitet me pakicë me një çmim prej 28.50 funtesh, po ashtu bartë një bluzë ku shkruan "Tesla, Einstein & Me" - që aludon te supozimi se shkencëtarët Nikola Tesla dhe Albert Einstein vuanin nga çrregullime të spektrit të autizmit. Kjo kukull do të shitet në më shumë se 30 shtete dhe ëndrra e Haydenit është që, një ditë, ta dërgojë këtë kukull në hapësirë. Hayden, i cili është i obsesionuar pas udhëtimeve në hapësirë, kishte vështirësi të mëdha komunikimi derisa shikoi "Tim Peake" duke u ngritur nga Qendra ndërkombëtare hapësinore" në dhjetor të vitit 2015. Ai filloi të bërtiste: 'Dhjetë, nëntë, tetë, shtatë, gjashtë, pesë, katër, tre, dy, një... Nisje!' Kjo ishte ndër herët e para që nëna e tij, Caroline, 41 vjeçe, kishte dëgjuar të birin ta thoshte një fjali të tërë, gjë që më pas u shoqërua me një zhvillim të hovshëm të aftësive të tij të të foluri.

(Kosova Sot)