Të gjithë i frikësohen VETTING-ut

  • 09 April 2019 - 19:18
Të gjithë i frikësohen VETTING-ut

Pse si pozita ashtu edhe opozita po i frikësohet një vettingu në Kosovë kur kihet parasysh se çdo opozitë do ta shndërronte këtë çështje në Kauzën e saj dhe aksionin më të madh politik të saj? Pse qeveria nuk po e bën ligjin për VETTING-un, si për drejtësinë ashtu edhe për politiken, por pse as opozita nuk denjon të hap këtë çështje në Kuvend dhe të sjellë vetë ligjin për VETTING-un?

A po e ndiejnë vetën më komod si politikanët e inkriminuar ashtu edhe gjyqtarët e prokurorët, pasiqë pa VETTING ata mund të vazhdojnë zhvatjen me paligjshmëritë e tyre të pandalshme?! Pse me këta politikanë të inkriminuar, por edhe me këta prokurorë, policë hetues e gjyqtarë nuk ka shans të kemi sundim të ligjit, nuk ka shans që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, por as nuk ka shans që të arrestohet e lëre më të dënohet mafia politike kriminale në Kosovë, e cila është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë, qoftë nga politika e inkriminuar apo nga mafio-oligarkia e nëntokës kriminale, nuk ka shans të sillet në bankën e të akuzuarve, e lëre më të të përfundoj në burg!?

Lexojeni të përditshmen kosovare, “Kosova Sot”.