Së shpejti do të hapet xhamia e parë në Athinë

  • 09 April 2019 - 22:55
Së shpejti do të hapet xhamia e parë në Athinë

Xhamia e Votanikos në Athinë, do të hapet së shpejti për besimtarët myslimanë, pas shumë viteve të protestave nga banorët dhe kundërshtimit të Kishës Ortodokse.

Xhamia e re që do të hapet, do të financohet nga shteti Grek, dhe renovimi do t’i kushtojë shtetit grek 900.000 dollarë.

Deri tani, Athina ka qenë i vetmi kryeqytet Evropian pa asnjë xhami. Qyteti ka disa xhami të cilat nuk janë në funksion por shërbejnë si monumente arkeologjike, për shkak se ato ishin ndërtuar gjatë kohës së pushtimit nga Perandoria Osmane.

Sipas regjistrimeve, në Athinë jetojnë 100.000 deri në 500.000 myslimanë. Deri tani, myslimanët kanë qenë të detyruar të luten në shtëpitë e tyre private.

Qeveria greke, që nga viti 1830, kishte refuzuar çdo kërkesë për ndërtimin e ndonjë xhamie në kryeqytetin e saj, për shkak të armiqësisë së saj me ish-Perandorinë Osmane.

(Kosova Sot)