Rrëfimi shokues i 47-vjeçares: Nëna ime fshehu 4 fëmijë të vdekur në dollap për 20 vite

  • 10 April 2019 - 14:17
Rrëfimi shokues i 47-vjeçares: Nëna ime fshehu 4 fëmijë të vdekur në dollap për 20 vite

Një nënë e cila ka fshehur katër kufomat e fëmijëve të saj të porsalindur në dollap për 20 vite, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Bernadette Quirk nga Saint Helens e Britanisë së Madhe, i solli në jetë këta fëmijë në vitet 1985-1995 dhe u gjetën në 2009-n. Ishte pikërisht vajza e saj, Joanne Lee e cila zbuloi sekretin e së ëmës e më pas kontaktoi policinë.

Secili nga fëmijët kishte një baba të ndryshëm, pasi policia beson se gruaja i ka lindur kur ajo pinte dhe kryente seks me njerëz të rastit, kur u nda nga burri në vitin 1980.

Ndërkohë në dhjetor të 2010-s ajo u dënua me burg, pasi pranoi katër akuzat për fshehjen e lindjeve. Ajo vdiq në shkurt.

Lidhur me këtë ngjarje, e bija 47-vjeçare është shprehur se nuk do të ndryshonte asgjë nga e kaluara e saj.

“Ajo më bëri një person më të mirë, pavarësisht se çfarë ka bërë”, janë fjalët e gruas për “Liverpool Echo”.

Joanne ka treguar se si një ditë zbuloi në dollap eshtrat e një fëmije të sapolindur dhe e ndihmoi nënën ta groposë në varrin e familjes. Pak kohë më vonë ajo do të zbulonte tre kufoma të tjera, në dollap dhe poshtë krevatit.

Si pasojë, 47-vjeçarja ka vendosur që të kontaktojë policinë. “Nëse do e kisha ditur që në fillim atë që di tani, do kish shkuar në polici menjëherë. Unë nuk e duroja dot nënën time, por nuk do kthehesha mbrapsht. Sot jam një nënë më e mirë”, tha ajo.

(Kosova Sot)