Momenti kur vritet me kallashnikov serbi i përfshirë në vrasjen e Arkanit

  • 10 April 2019 - 14:30
Momenti kur vritet me kallashnikov serbi i përfshirë në vrasjen e Arkanit

Një sulm i armatosur ka patur një viktimë në Afrikë të Jugut. Dy persona i kanë rënë në pritë një serbi në Johanesburg duke e ekzekutuar brenda pak sekondave.

I.X janë inicialet e viktimës që në dokumente false mbante emrin Ivan Lazarevic. Viktima është i afërt me Dobras Gavriq, vrasësin e Arkanit në vitin 2000 në Beograd.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në Highbury në kompleksin Brainson në afërsi të Johanesburgut. Dy persona të armatosur i zënë pritën serbit në hyrje të shtëpisë ku jetonte.

Vetura e tij ishte e blinduar, por më pas ai tentoi largimin në vrap, por që u ekzekutua me 26 plumba.

Ky sulm është vazhdimësi e një serie të vrasjeve, ku për një vit janë vrarë gjashtë shtetas të Serbisë.

(Kosova Sot)