Ish agjenti i SHIK-ut i kundërpërgjigjet ashpër Kadri Veselit, ia përmend dashnoret dhe...

  • 10 prill 2019 - 15:37
Ish agjenti i SHIK-ut i kundërpërgjigjet ashpër Kadri Veselit, ia përmend dashnoret dhe...

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur deklaratave të fundit të Kadri Veselit, i cili tha se shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat.

Miftari, ia ka përmendur Veselit punësimet familjare, duke mos përjashtuar edhe dashnoret.

Ky është postimi i plotë:

Kadi Veseli: Shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat.!

..........

Ma mirë shuj Kadri burri e mos fol fare. Tregona ju pra si mbahet dhe forcohet shteti, ndoshta duke vjedhur e duke u bërë brenda natës pronar i shtëpive milionëshe të ish gjeneralëve serb, apo duke ja falur pasurinë e Kosovës vetes dhe dostave apo duke shkatërruar fabrika e xeherore, mihje, male, lumej, aeroport, fusha, elektrana, duke shkatërruar, arsimin, shëndetësinë, policinë, drejtësinë, inteligjencën, ushtrinë, PTK-në, apo ndoshta shteti forcohet duke izoluar, etiketuar, dënuar e duke vrarë nacionalista luftëtar shqiptar, apo ndoshta shteti forcohet me 40.000 veteranë të rrejshëm me mijëra dashnore me daj, teze, kushëri, baxhanaka, baballaka, servila... etj, etj nëse forcohet shteti dhe mbahet kështu ne sot do duhej të ishim si Amerika e fortë.

Ju e Kadrijat, Hashimat, Ademat, Samijat..... tjerë e keni vrarë dhe po e vrisni dita ditës ardhmërinë e popullit tonë dhe të shtetit tonë prandaj shijoje jetën e luksit por së pakut heshtni mos na shitni Utopi përralla dhe po....të ftohta.

(Kosova Sot)