E nxjerrin me forcë nga ambasada: Ja momenti kur arrestohet Assange

  • 11 April 2019 - 12:15
E nxjerrin me forcë nga ambasada: Ja momenti kur arrestohet Assange

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është arrestuar pasi ishte dëbuar nga ambasada e Ekuadorit në Londër. Arrestimi vjen pasi ai qëndroi shtatë vite në këtë ambasadë.

Por Ekuadori ia mohoi kërkesën për azil dhe tani ai duhet të dalë përpara gjykatës.

Një zyrtar i lartë britanik komentoi lajmin duke thënë se askush nuk është mbi ligjin. Ai falenderoi Ekuadorin për bashkëpunimin.

Teksa e nxirrnin me forcë nga ambasada, Assange thirri: Rezistencë!

“Julian Assange, 47-vjeçar, u arrestua sot më 11 prill nga policia në ambasadën e Ekuadorit”, u tha në një njoftim të policisë metropolitane.

Ndërkohë WikiLeaks reagoi duke thënë se vendimi i Ekuadorit ishte i paligjshëm, pasi bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Australiani ishte ngujuar në ambasadën e Ekuadorit që prej vitit 2012, ku kishte fituar azil si pjesë e një përpjekje për të shmangur ekstradimin në Suedi. Atje, Assange do përballej me akuza për sulm seksual.

Kjo çështje është pushuar, por Assange druhet se do e ekstradojnë në SHBA, ku duhet të përgjigjet për dokumentet që ka publikuar në WikiLeaks. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat

(Kosova Sot)