Lexoni edhe:
Deklarata e vëllait të Admir Muratajt: E hodhën në rrugë, do t’i gjejmë se kush janë shokët e tij dhe...
Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviç, ka thënë se Serbia dhe Kosova po bëjnë çdo gjë vetëm për të penguar implementimin e Marrëveshjes se Brukselit. Deklarata e vëllait të Admir Muratajt: E hodhën në rrugë, do t’i gjejmë se kush janë shokët e tij dhe...Lexoni edhe:
Sipas tij në një anë Serbia po bën çdo gjë për të penguar integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare siç është rasti i INTERPOL-it, ndërsa në anën tjetër ai përmend edhe taksën e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mallrat serbe.
Juratoviç thotë se me mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe me vendimin për taksën, vetëm kriminelët përfitojnë.
“Unë nuk dua të merrem me spekulime. Jam i interesuar për faktet, dhe faktet janë se Beogradi dhe Prishtina po bëjnë çdo gjë vetëm për të penguar Marrëveshjen e Brukselit që implementohet. Shembulli më i mirë për këtë është, në njërën anë bllokimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në INTRPOL, dhe në anën tjetër vendosja e taksës nga Kosova për mallrat nga Serbia. Me këtë në të dy anët vetëm kriminelët përfitojnë. Dhe kjo shtron pyetjen: A veprojnë këtë politikanët për njerëzit që i paguajnë ata, apo për kriminelët?”, ka thënë Juratoviç për Kosvevv. Akuza e rëndë: Thaçi e ka konsumuar krimin e tradhtisë kombëtare, Gjykata do ta...Lexoni edhe:
Në këtë intervistë ndër të tjera ai ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një nismë e tillë për lojë me kufijtë u përket atyre që e kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, dhe që tashmë kanë frikë ta implementojnë.
(Kosova Sot)