Takimi Thaçi-Vuçiq në Berlin, vjen paralajmërimi i rëndë i analistit nga SHBA

  • 12 April 2019 - 12:21
Takimi Thaçi-Vuçiq në Berlin, vjen paralajmërimi i rëndë i analistit nga SHBA

Me 29 prill, në Gjermani do të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj me homologët serbë, Aleksandër Vuçiqin dhe Ana Bernabiqin.

Bashkë me katër liderët nga Kosova e Serbia, në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Deniz Zvizdiq; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev; Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin slloven, Marjan Shareq.

E për këtë takim, për gazetën “Kosova Sot”, ka folur analisti politik, Ramiz Bojaj. Sipas tij, çdo ujdi qe mund të del nga ky takim kryebanditësh, nuk do të jetë as legjitim, as i vlefshëm e as i realizueshëm.

Image
Ramiz Bojaj

Me 29 prill në Gjermani, do të takohet mafiozët e Ballkanit, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Edvin Rama, Aleksandër Vuciq, Ana Bernabiq..... të cilët mundohen të kurorëzojnë planin serb për lëvizjen e kufijve të Kosovës. Liderët tjerë nga shtete fqinje janë vetëm dekor. Ky akt po ndodh për faktin se statusi i shtetësisë së Republikës së Kosovës tashmë është rihapur nga Hashim Thaçi, Edvin Rama dhe Aleksandër Vuçiq, me ç’rast është ngritur edhe pazari i sovranitetit territorial duke shpërfillur elementet juridiko-kushtetuese të vendit tonë. Çdo ujdi qe mund të del nga ky takim kryebanditësh, nuk do të jetë as legjitim, as i vlefshëm e as i realizueshëm, nëse mëton të cenohet shtetësia dhe integriteti territorial e sovraniteti i Kosovës”, thotë Bojaj për “Kosova Sot”.

Sipas tij, ky takim është paralajmërim i shkatërrimit të Republikës së Kosovës, për faktin se Serbia nuk ka dhënë asnjë sinjal përafrimi për njohjen e realitetit të ri me shtetin tonë, por ka thënë se 'bisedimet me Kosovën mund të vazhdojnë vetëm për ndarjen etnike dhe ndryshim kufijsh'.

“Me këto teza Serbia del para Kosovës me 29 prill në Gjermani, përderisa liderët tanë janë treguar se mund të flasin e të merren vesh për gjithçka, me një kusht të vetëm: që të mos ndiqen nga drejtësia! Ndërkombëtarët dhe Serbia tentojnë të organizojnë një miniDejton për Kosovën, për mbylljen e çështjes së statusit final të Kosovës, proces tash i proklamuar në bisedimet Thaçi-Rama-Vuçiq. Ky minisamit, mëton të përafrojë modelin serb të Hashim Thaçit e të Edi Ramës, për arsye se Gjykata Speciale është duke vepruar drejt kapjes së 'peshqve të mëdhenj', andaj pushtetarët mafiozë nga Serbia, Shqipëria e Kosova janë angazhuar më të gjitha forcat për të gjetur një 'rehati' për të mbuluar krizat e tyre. Liderët tjerë ballkanikë në këtë takim, janë vetëm dekor, sepse Kosova nuk ka çështje të hapura me asnjë shtet fqinj, përpos me Serbinë fashiste”, deklaron më tej Bojaj.

“Deklaratat luftënxitëse e fashiste të Aleksandër Vuqiçit, i cili masakrat e forcave serbe në Kosovë i quajti trillim, dëshmon se 'millosheviqët e vegjël' sot janë në pushtet në Beograd, e të cilët më shumë janë të gatshëm për konflikte se sa për paqe, më shumë janë të gatshëm të gënjejnë e mashtrojnë se sa të ndërtojnë një të ardhme paqësore në Ballkan. Por, kjo klasë fashiste ka gjetur 'ortak' të shantazhuar e të kriminalizuar në Tiranë e Prishtinë, për të hapur një pazar të ri për Kosovën, e më këtë të mbulojnë llogaridhënien për veprimet mafioze e banditeske. Jemi dëshmitarë të protestave masive në Serbi, kundër Aleksandër Vuçiqit, në Tiranë kundër Edvin Kristaq Ramës, në Prishtinë protesta e ikjes masive të qytetarëve, si kundërshti me pushtetin mafioz të SHIK-ut, (Thaçi-Veseli& co), të cilët janë pasqyrë reale e krizave në rajonin tonë. Pra, ata që vranë shpresat e qytetarëve të tyre, ata që vodhën e shkatërruan gjithçka, ata që gënjyen e mashtruan, duke sjellë kriza të gjithanshme në rajon, me 29 prill, në Gjermani mëtojnë të risjellin planin famëkeq për rajonin dhe për paqen këtu. Paqe me vrasësit nuk ka”, përfundon analisti që jeton dhe vepron në SHBA, Ramiz Bojaj.

(Kosova Sot)