Kokollari: Shpenzimet e taksapaguesve janë në rritje

  • 12 April 2019 - 15:42
Kokollari: Shpenzimet e taksapaguesve janë në rritje

Analisti Kreshnik Kokollari theksoi për gazetën “Kosova Sot” se Qeveria “Haradinaj”, përkundër vendimeve të 'kryeneçësisë,' ka arritur të përmbushë pritshmëritë, sigurisht që jo pozitive, pasi ka vazhduar me retorikën dhe vazhdimësinë e njëjtë, ashtu si ishin dhe qeveritë paraprake.

“Shpenzimet e taksapaguesve janë në rritje, sikur diplomacia të kishte sukses dhe përfaqësimi jashtë vendit sigurisht që do kishte kuptim.

Por politika e jashtme shpeshherë tregon ato çka ka brenda dhe kështu rrjedhimisht shpjegon se kjo klasë politike është e prirë të zhvatë taksën për dreka, darka dhe udhëtime për 'teke' të tyre”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)