Ambasadori britanik i godet politikanët: Ja cila është sfida juaj

  • 12 April 2019 - 17:59
Ambasadori britanik i godet politikanët: Ja cila është sfida juaj

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, sot pasdite në një konferencë të përbashkët për media janë zotuar që me projektin e përbashkët do të arrijnë që ta avancojnë dhe forcojnë sistemin prokurorial për transparencë dhe llogaridhënie gjatë procesit të përzgjedhjes së prokurorëve dhe kryeprokurorëve në Kosovë.

Ambasadori O’Conell tha se Ambasada Britanike ofron mbështetjen Këshillit Prokurorial në rekrutimin prokurorëve të rijnë, me qëllim që qytetarët e Kosovës ta rikthejnë besimin në përzgjedhjen e prokurorëve në bazë të meritës, kualifikimit dhe pa ndikime politike.

Ambasadori britanik pati edhe një porosi për prokurorët në Kosovë.

“Shpresoj që ky projekt mund të jetë një fillim i mirë për rikthimin e besimit të qytetarëve. Kam një mesazh për prokurorët e Kosovës. Kam thënë shpesh herë që prokurorët e Kosovës mund të bëhen heronj të ri të Kosovës, sepse Kosova sfidohet për krim të organizuar dhe korrupsionit. Krimi që prek Kosovën, prek edhe Britaninë. Pra, ne kemi një interes të përbashkët që të bashkëpunojmë në këtë drejtim. Britania ka ofruar mbështetjen për sistemin prokurorial në Kosovë për dy vitet e ardhshme për të përmirësuar situatën”, theksoi O’Conell.

(Kosova Sot)