Vjen akuza e rëndë për Pacollin: Proserb e prorus dhe një pion i Hashim Thaçit

  • 12 April 2019 - 18:44
Vjen akuza e rëndë për Pacollin: Proserb e prorus dhe një pion i Hashim Thaçit

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir, e ka akuzuar rëndë Behgjet Pacollin, duke thënë se ka dështuar edhe ka korruptuar deri në eshtra. "Z. Pacolli, çfarë keni bërë ju për vendin tuaj gjatë dy dekadave të kaluara që keni qenë në pushtet? Ju keni ndërtuar hotele dhe keni fituar tenderë publikë, ndërsa sot, 20 vjet pas luftës, qindra mijëra po largohen nga Kosova, sepse ju dhe udhëheqësit e tjerë dështuat, korruptuat deri në eshtra!". Alon Ben-Meir ia përplasi të vërteten në fytyrë ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, që përmes një editoriali është përpjekur të mburret me rininë e shkathët që e meriton integrimin në BE.

Analistët thonë se Ministri i Jashtëm njihet si një pion i Hashim Thaçit dhe është rasti eklatant i korrupsionit biznesor e politik, që ka mbërritur deri aty sa dyshohet se e ka blerë edhe postin e presidentit në një pazar me partnerin e tij, presidentin aktual. 

Image
Reshat Badallaj

"Eksperti amerikan z. Alen Ben-Meir me shumë të drejtë dhe me shumë vend e ka akuzuar Behgjet Pacollin për dështim dhe korruptim. Behgjet Pacolli, dihet botërisht se është proserb dhe prorus dhe as ky vetë nuk guxon të kundërshtojë këtë. Ky xhambaz dhe njeri gjysmë-analfabet, a e di se i ka hyrë zanatit të huaj. Ky botërisht kur është takuar me kasapin e shqiptarëve dhe të Ballkanit, kriminelin Slobodan Milosheviq:"KOSOVO NE MOZE BEZ SRBIJE". Ky matrapaz nuk njeh komb e as shtet, ky matrapaz njeh vetëm paranë,dallavere dhe mashtrime. Por, duhet ditur një gjë në këtë rast, se këtu nuk është vetëm faji i tij,por faji qëndron te kryebanditët dhe kryevagabondët e pushtetit që e dinin mirë këtë marifet, por e bënë për shkak të grazhdit të tyre dhe për të kapur pushtetin i nevojiteshin votat”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj. 

“Dhe, a nuk është naive të mendohet se ky ka hallin e Kosovës dhe të rinjve, ky ka hallin se si ta gërryejë Kosovën dhe kinse si mbulesë thotë se nuk merr pagë, po ç´i duhet paga këtij xhambazi të pistë, kur ndërton hotele dhe përfiton tenderë dhe mbush arkën me para. Pacolli nuk është rastësi që iu bashkua këtyre kryebanditëve dhe kryehajnave, sepse ky nuk kërkon tufë tjetër dhe ata e afruan këtë matrapaz për interesat e tyre personale dhe të përfitojnë. Ky proserb e prorus, Behgjet Pacolli, nuk është asgjë tjetër pos një pion i Hashim Thaçit. Sa për ikjen e popullit, një katund që shihet kallauz nuk do, prandaj kot e ka banda e Qeverisë, me hajna dhe më e korruptuara në historinë shqiptare që mundohet ta fusë minaren në thes, sepse kësaj bande i thua ja ujku, ndërsa këta thonë, ja gjurmët", u shpreh për gazetën "Kosova Sot", analisti Reshat Badallaj - Zhuriani.