6 rastet kur Assange nervozoi ambasadën e Ekuadorit

  • 12 April 2019 - 19:13
6 rastet kur Assange nervozoi ambasadën e Ekuadorit

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është arrestuar te enjten, pasi që qeveria e Ekuadorit ia refuzoi shtetësinë. Ai ka qëndruar për 7 vjet i strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku edhe u arrestua.

Qeveria e Ekuadorit ka thënë se Assanges iu refuzua shtetësia për shkak se ka tentuar që të ndërhyje në punët e brendshme dhe të jashtme të Ekuadorit.

Gjithashtu është raportuar se ai ka dëmtuar muret e ambasadës kur e kuptoi se do të arrestohet, por ka raste kur vetë Assange kishte vepruar në një mënyrë që e kishte nervozuar stafin e ambasadës.

Këto janë gjashtë veprimet e tij që e nervozuan stafin e ambasadës së Ekuadorit, ku edhe ai po strehohej.

1. Turpërimi i qeverisë së Ekuadorit përmes internetit

Në tetorin e kaluar, stafi i ambasadës nuk duronin më veprimet e tij, andaj vendosën edhe rregulla të shtëpisë, të cilat mysafiri (Assange) duhej t’i respektonte.

Ai krijonte fotografi me humor që e ngacmonin qeverinë e Ekuadorit dhe për këtë arsye, në mars të vitit 2018, ambasada u detyra që t’ia ndalojë qasjen e tij në internet. Kështu Assange nuk do të kishte mundësi që të kishte qasje në internet.

2. Nuk kujdesej për macen e tij

Në këtë listë përfshihet edhe macja e tij, ku sipas stafit të ambasadës, maces i duhej “kujdes, ushqim, higjienë dhe kontroll mjekësore”. Por Assange nuk bënte asgjë për macen e tij, e pastaj u kërcënua se macja e tij do të dërgohej në një strehuese për kafshë.

Ai sipas raportimeve, nuk e pastronte aspak macen e tij pasi i kryente nevojat e saj, por vetëm qëndronte i ulur në dritare.

3. Nuk e pastronte tualetin

Raportimet nga ambasada tregojnë se stafi u detyra që ndër rregullat e vendosura të ishte edhe pastrimi i tualetit dhe enëve, duke e pasur parasysh që Assange nuk bënte asgjë që tualeti të qëndronte i pastër.

Madje ambasada e kishte kërcënuar se nëse vazhdon kështu, ai do të detyrohej që vetë të paguaj për ushqimin e tij.

4. Përdorimi i skateboardit në sallat e ambasadës

Stafi gjithashtu ishin të shqetësuar se Assange po rrëshqiste shumicën e rasteve me një skateboard, gjë që e pengonte stafin

5. Shkatërronte barin e oborrit

Edhe pse ai nuk qëndronte shumë jashtë, megjithatë kurdo që dilte në oborr, ai preferonte të luante futboll dhe nuk kujdesej aspak për gjelbërimin e oborrit. Sa herë që dilte, stafi kishte ankesa për gjendjen të cilën e gjenin oborrin.

6. Nuk e mbante higjienën personale

Julian Assange hante çdo gjë me duart e tij, dhe pastaj i lëpinte gishtërinjtë dhe i pastronte duke i fërkuar në pantallona. Sipas stafit ai gjithmonë i kishte pantallonat me yndyrë të ushqimit.

Kështu me gjasë, stafi i ambasadës është shumi i lumtur se mysafiri i tij tashmë nuk do të jetë brenda.

(Kosova Sot)