Haradinaj: Duhet ta synojmë jetën në Kosovë, vendin ta bëjmë si Gjermania dhe Austria – jo të ikim

  • 13 April 2019 - 11:16
Haradinaj: Duhet ta synojmë jetën në Kosovë, vendin ta bëjmë si Gjermania dhe Austria – jo të ikim

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se të rinjtë duhet të synojnë jetën në Kosovë dhe ta zhvillojnë vendin.

“Ne jemi Europë, na mungon lëvizja e lirë, por edhe ajo do të vjen. Ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu – ta zhvillojmë Kosovën”.

“Dëshira jonë është ta bëjmë Kosovën Gjermani dhe Austri dhe jo të rinjtë tonë të shkojnë në Gjermani dhe Austri”.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”. Ai premtoi mbështetje për këtë shkollë dhe nxënësit e saj.

“Për ta ditë të gjithë se sa e mirë është Loyola mund ta shihni testin e maturës që e kalojnë 100%”.

“Të gjithë këta nxënës jo vetëm që janë të zot për jetën, por ata janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës”.

(Kosova Sot)