Kush është fieraku i ekstraduar nga Athina, ja pse ishte në kërkim

  • 13 April 2019 - 13:10
Kush është fieraku i ekstraduar nga Athina, ja pse ishte në kërkim

Interpoli ka ekstraduar nga Athina nje shtetas qe ishte ne kerkim per llogari te drejtesise shqiptare, pasi ishte i denuar me burg ne mungese.

Policia jep detajet duke njoftuar se i ekstraduari eshte shtetasi Astrit Dule., 48 vjeç, lindur në Fier.

“Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”- njofton policia.

Njoftimi 

Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar:

Astrit Dule., 48 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

(Kosova Sot)