Profesori i Parisit godet rëndë Thaçin: Ata që e kanë bërë mik Vuçiqin dhe...

  • 15 April 2019 - 14:13
Profesori i Parisit godet rëndë Thaçin: Ata që e kanë bërë mik Vuçiqin dhe...

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, përmes një postimi në facebook, ka kritikuar ashpër presidentin Thaçi, lidhur me gatishmërinë e tij për t’i falur tokë Serbisë.

“Ata që e kanë bërë mik Vuçiqin dhe sot janë të gatshëm t'i dhurojnë edhe tokë e dinë mirë këtë fakt por nuk i frikësohen as historisë që do shkruhet për ta. ...Historisë i frikësohen veç ata që kanë fytyrë dhe nder për të humbë”, shkruan Kraki, përcjellë “Kosova Sot”. 

Postimi i plotë:

Në prag të 20 vjetorit te vrasjes se tre vëllëzërve Bytyqi nga barbaria shtetërore serbe, Kongresi amerikan para disa ditëve në një rezulutë e rikujtoi me këto fjalë vrasjen e tyre:

"(...) the United States Embassy in Belgrade, Serbia, was informed on July 17, 2001, that the bodies of Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were found with their hands bound and gunshot wounds to the back of their heads, buried atop an earlier mass grave of approximately 70 bodies of murdered civilians from Kosovo"

"(...) ambasada e SHBA-së në Beograd u informua me 17 korrik të vitit 2001 që trupat e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit ishin gjetëme duar lidhur dhe me plagë plumbi në kokë, të varrosur në një varrezë masive me 70 trupa civilesh të vrarë nga Kosova"

Kongresi konstaton se shteti serb nuk ka pasë vullnet t'i nxjerrë para drejtësisë autorët dhe porositësit e këtij krimi duke rikujtuar se rasti bytyqi është esencial në raportet e Amerikës me Serbine.

Veç ky rast do duhej të mjaftonte për ta kuptu që Vuçiqi me shokët e idealit fashist nuk është dhe nuk mund të shëndrrohet papritmas në person që heq dorë nga ëndrra serbe e Kosovës. A duhet t'i rikujtojmë edhe afër 1700 të vrarë të pagjetur për të cilët ministritë serbe dinë çdo detaj por Serbia ka vendosë t'i mbajë peng edhe varret e tyre? 

Ata që e kanë bërë mik Vuçiqin dhe sot janë të gatshëm t'i dhurojnë edhe tokë e dinë mirë këtë fakt por nuk i frikësohen as historisë që do shkruhet për ta.

...Historisë i frikësohen veç ata që kanë fytyrë dhe nder për të humbë.

p.s. tekstin e rezolutës ma dërgoi para disa ditëve Ilir Bytyqi, vëllai i tre trimave që lanë Amerikën për Kosovë.

https://www.congress.gov/…/house-concurrent-resolu…/32/text…

(Ksoova Sot)