Paralajmërimi: Haradinaj i ka ditët e numëruara, ja pse Kosova shkon në zgjedhje të reja

  • 15 April 2019 - 15:14
Paralajmërimi: Haradinaj i ka ditët e numëruara, ja pse Kosova shkon në zgjedhje të reja

Kanë filluar të shfaqen sinjalet e para të zgjedhjeve në vend. Vetë nominimi i kryeparlamentarit aktual, Kadri Veseli për kryeministër gjatë një tubimi elektoral në Prizren sipas analistëve është shenjë se koalicioni PAN po numëron ditët e fundit. 

E analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani për gazetën “Kosova Sot”, është shprehur se kryeministri, Ramush Haradinaj është në këtë pozitë vetëm sa për sy e faqe dhe i ka ditët e numëruara, pasi sipas tij, klani “Pronto” e ka përkrahur deri më tani vetëm për shkak të interesave të tyre.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

“Mjerisht, ata që nuk e njohin dallaverxhiun Kadri Topuzi e paguajnë shumë shtrenjtë, përndryshe ky është njëri besëprere që të zë pritë dhe të bie hanxhar pas shpinës dhe të godet për vdekje. Ndërkaq, Ramushi i Gjokos të rrëshqet si derri në akull sepse është lakmitar i pushtetit dhe i verbuar nga hajnia që shpejt bie në karremin e tyre dhe e përtyp. Ramushin e futën në këtë lojë kur kishin nevojë dhe tani më besoni se i ka ditët e numëruara sepse nuk i njihni thellë këtë klan të nëntokës kriminale që është rrjeti më i rrezikshëm në rajon. Dhe, nuk e besoni se ky klani gjakzi brenda orës dhe jo brenda ditës nga kafenetë dhe nga rruga ose nga shtypi kuptojnë se i përgatisin torbat për në shtëpi. A e dini se këta u treguan se ishin dhe janë e zeza e vendit dhe popullit. Ramushi i Gjokos është dashur që nga fillimi të dijë edhe pse vdes për para e shkam berberi, se këtë e morën sa për sy e faqe dhe për interesa të tyre, sepse në cilin vend të botës, ndodhë që partia që del në zgjedhje e pesta ose e gjashta të merr kryeministrin”, ka thënë Badallaj-Zhuriani. 

Edhe më tutje Badallaj-Zhuriani vazhdon të bëjë përgjegjës siç e quan ai “Klanin Pronto’ për shumë lojëra që ata po bëjnë.

“Dhe, një mos harroni: shikoni se çfarë pyka kanë bërë me proruset dhe proserbet e Pacollit, që i dhanë hise me shumë se që duhet, shikoni se si vepruan me kryehajnin dhe langoin e bandës serbiane Devolli, Shpend zezën, Shpend Ahmetin, kryehanat të marrin në dorë bisedimet me serbianet dhe të bëjnë rrush e kumbulla buxhetin e shtetit dhe djersen e popullit. Pra, lojërat e pista e tradhtare kundër vendit e popullit i bën ky klani gjakzi PRONTO. Ku keni parë ju në tërë globin, që partitë që dalin të fundit e për faqe të zezë të kapin shtetin në duart e tyre për ta udhëhequr. Keni parë ju këta kryehajnat me aktakuza te ngritura zyrtarisht dhe të marrin frerët për të udhëhequr bisedime”, është shprehur Badallaj-Zhuriani.

Për fund, ai tha se Kadri Veseli po luan me Ramush Haradinajn si “maca me miun” dhe vetëm ideja që Veseli të jetë kryeministër është çmenduri. 

“Se shpejti do shohin kurthin dhe hilën e tyre, të këtyre besëprerëve që të godasin prapa krahve. Pra, assesi populli nuk duhet lejuar që të shkatërrohet vendi nga bandat e kanaleve të nëntokës kriminale që janë në vallen e krimit dhe për të dalur nga kriza dhe për t’ia "futur thellë" dikujt tjetër do të pëlcas kjo bombë dhe do të copëtohet kjo kope hajnash dhe bandash. Pra, Kadri topuzi, i çoi selam Ramushit , se do luaj si maca me miun. Sepse kjo bandë është e dalur me hile dhe me pazare të pista. Ora është edhe pesë në dymbëdhjetë, fitili është ndezur dhe pritet të bie zjarr. Shikoni se sa të marrë janë, shikoni se sa hajvan dhe fëlliqësira janë, që fare nuk mendojnë për vendin dhe qytetarët e saj. Synim kanë pushtetin dhe përse e thashë këtë. Me sherre dhe me probleme nuk zgjidhet problemi. Bie kjo bandë qeveritare dhe kush e do Kadri topuzin dhe këtë kope hajnash të nëntokës kriminale. Kjo bandë gjithsesi duhet të ik që e shkatërruan vendin dhe të vjen një epokë e re për vendin që të mos kenë hise në shkatërrimin e vendin, me njerëz të paditur dhe me gishta të gjatë. A nuk është çmenduri e llojit të vet vetëm të mendosh që Kadri topuzi të bëhet kryeministër i vendit, kush e di. Ndoshta ka qenë humor. Përndryshe edhe kjo bandë qeveritare nuk mund t' gjykoj deri në fund dhe do t' ia janë kokën njëri- tjetrit”, ka përfunduar analisti, Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)