Arti dhe historia u shkatërrua para tyre, flasin dëshmitarët për djegien e Notre Dame

  • 15 April 2019 - 23:21
Arti dhe historia u shkatërrua para tyre, flasin dëshmitarët për djegien e Notre Dame

Sot Katedralja e Notre Damit, është përfshirë nga flakët, duke e lënë të djegur pjesën më të madhe të saj.

Një dëshmitarë tha se “Arti dhe historia shekullore u shkatërrua para syve tanë. Kjo ndërtesë ka qëndruar që nga kohët mesjetare. Kjo është e tmerrshme”.

Ndërsa një person që jeton në Paris shkroi në Twitter: “E pavërtetë. Unë sapo e vizitova Notre-Damin para dy ditëve. Për momentin po e shikoj tymin nga një restorant në qendër të Parisit, raporton DailyMail.

“E gjithë çatia shkoi. Nuk shoh shpresë për ndërtesën”, tha një dëshmitar i quajtur Jacek Poltorak, i cili po shikonte nga kati i pestë i apartamentit të tij.

Ndërsa një turist, transmeton DailyMail, ka thënë se “Notre-Dame është ndoshta ndërtesa më e bukur që ka shkelur këmba e tij, dhe ta shohësh atë të digjet, të dhemb shpirti”.

Ende janë duke vazhduar përpjekjet e zjarrfikësve për ndaljen e flakëve, por sipas të gjitha gjasave, do të jetë shumë e vështirë për ta shpëtuar Notre-Damin.

(Kosova Sot)