Shkrumbohen dy makina te drejtoria e Policisë, identifikohet autori

  • 16 April 2019 - 09:53
Shkrumbohen dy makina te drejtoria e Policisë, identifikohet autori

Shkrumbohen dy automjete qe ishin parkuar prane Drejtorise Vendore te Policise ne Elbasan.

Sipas te dhenave te para, ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem, nderkohe qe policia ka mundur te identifikoje edhe autorin e zjarrvenies.

Nga zjarri eshte djegur plotesisht automjeti tip Volsvagen me Targe AA 595 KP, ne pronesi te shtetasit me iniciale H. H.

Prane kesaj makine ka qene parkuar edhe nje mjet tip Skoda me targe AA 702 DL ne pronesi te B. H.

Policia ka nderhyre menjehere, por zjarri ka qene i fuqishem. Forcat e policise kane qene per disa minuta mes flakeve qe kishin perfshire te dy automjetet.

Pas hetimeve, policia arriti te indentifikoje autorin, shtetasin M. Toçi 38 vjeç. Po hetohet per shkakun e zjarrvenies.

(Kosova Sot)