Hoti flet si profesor u jep leksione deputetëve se çka duhet të flasin në Kuvend

  • 17 April 2019 - 11:04
Hoti flet si profesor u jep leksione deputetëve se çka duhet të flasin në Kuvend

Shefi i GP-së së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë ëtë që di ta bëjë më së miri sot në Kuvend. Profesori i Univeristetit të Prishtinës, u ka thënë deputetëve të kenë kujdes se çfarë temash po hapin në Kuvend.

Këtë deklaratë Hoti e dha pas replikës së deputetës së PSD-së, Aida Dërgutin, ndaj deputetit të VV-së Glauk Konjufca, nëse ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Mos na mundoni me këso debate personale”, tha Hoti. Po ashtu i tha Aida Dërgutit se si nënkryetare duhet të ketë kujdes se për çfarë tema po flet.

“Debatet personale sqaroni dikah tjetër jo në Kuvend”, tha Hoti. Ndryshe, sot në Kuvend po mbahet një interepelancë e thirrur nga PSD-ja.

(Kosova Sot)