Një çift pëson vdekje tragjike në Santorini të Greqisë

  • 18 April 2019 - 09:05
Një çift pëson vdekje tragjike në Santorini të Greqisë

Tabloidi britanik “The Sun” raporton për vdekjen e një çifti britanik në Santorini të Greqisë. Çifti ka ndërruar jetë, pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka rënë në 200 metra në greminë.

Çifti, që ishin rreth të 20-ve ishin duke ecur me makinë, kur u shkaktua aksidenti i tmerrshëm.

Ata ishin ngjitur në malin më të lartë të zonës, kur makina e tyre pësoi aksident dhe u rrokullis teposhtë, shkruan “The Sun”.

Më vonë, britanikët u deklaruan të vdekur dhe u larguan prej luginës. Zyra e Jashtme dhe Komonuelthi thanë se çifti vdiq, ndërsa ishte me pushime në Greqi.

Santorini është ndër ishujt më të bukur të Greqisë dhe tërheq miliona turistë në vit.

(Kosova Sot)