
Sipërmarrësi investon në astrologji, mundësohet konsultim privat me një astrolog
Si Ujor që është, David Birnbaum është skeptik natyror i astrologjisë. Por, si investues, ai nuk ka aspak dyshime rreth potencialit biznesor të 'tregut të shërbimeve mistike' me vlerë 2.1 miliardë dollarë. Ka rreth dy dekada që ai tenton, pa sukses, të investojë në këtë fushë. Birnbaum analizoi shumë nga kompanitë astrologjike në epokën e "Web 1.0", por atëherë arriti deri te konkludimi se ato nuk ishin investim i mirë. "Ato thjesht ishin tregje që ua merrnin trafikun astrologëve të rëndomtë", thotë ai.
Momenti kulturor
Sivjet, ai përfundimisht mbështeti një kompani të tillë: "Sanctuary", një aplikacion i cili mund të përshkruhet si "Uber për lexime astrologjike". Për 19.99 dollarë në muaj, mund të merrni konsultim privat me një astrolog. Aplikacioni po ashtu ofron horoskop ditorë falas. Vendimi i Birnbaumit që të investojë në një kompani që bën horoskop, përmes "Five Four Ventures", ka shkaktuar shumë përqeshje në botën financiare, thotë ai. Por, edhe ata kanë filluar që të kuptojnë se astrologjia është duke përjetuar një moment kulturor dhe, për investitorët, kjo përkthehet në dollarë.
Krahasojnë kartat e tyre të lindjes
Gjatë viteve të fundit, astrologjia këmbeu stigmën e saj psikedelike "new-wave" me një rrjet modern të ngjashëm me "Instagramin". Kjo nënkupton një mundësi më të madhe për të bërë para. Kjo ka bërë që kompanitë e reja astrologjike të lulëzojnë, falë financimit nga njerëzit sikur Birnbaum. Pak javë pasi "Sanctuary" u bë e mundur që të shkarkohej, "Co-Star", një aplikacion i cili ua mundëson njerëzve që të shkarkojnë dhe krahasojnë kartat e tyre të lindjes, mori një financim prej më shumë se 5 milionë dollarësh nga Lugina e Silikonit, respektivisht nga kompanitë "Maveron" dhe "Aspect Ventures", si dhe nga kompania "14W", me seli në Nju-Jork. Ueb sajti i "Co-Star" promovon faktin se astrologjia lejon 'irracionalen që ta vërshojë mënyrën tonë tekno-realiste të të jetuarit'. Aplikacioni është shkarkuar më shumë se 3 milionë herë, derisa llogaria e tij në "Instagram" ka më shumë se 400,000 ndjekës.
(Kosova Sot)