Demokratët kërkojnë nga Mueller të dëshmojë para Komisionit për Drejtësi

  • 18 April 2019 - 18:02
Demokratët kërkojnë nga Mueller të dëshmojë para Komisionit për Drejtësi

Jerrold Nadler, kryesues i Komisionit për Drejtësi pranë Kongresit Amerikan, i ka shkruar letër Prokurorit Special Robert Mueller, duke i kërkuar të paraqitet sa më parë para këtij komisioni.

“Kërkoj dëshminë tënde para komisionit për drejtësi sa më parë që të jetë e mundur, jo më vonë se data 23 maj 2019”, ka shkruar Nadler.

Jerrold Nadler, ka shkruar në Twitter se është e nevojshme që Prokurori që ka përgatitur raportin, duhet të dëshmojë të Kongres rreth të gjeturave të tij. 

“Është e qartë se Kongresi dhe populli amerikan duhet të dëgjojë dëshminë personalisht nga Prokurori Special Robert Mueller për të kuptuar më mirë të gjeturat e tij. Ne tani kërkojmë që Mueller të paraqitet sa më parë  që të jetë e mundshme para Komisionit për Drejtësi, ka përfunduar Nadler”, ka shkruar kryetari i Komisonit.  

Raporti i Prokurorit Special është publikuar i plotë sot, mirëpo ai është redaktuar nga Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, që vazhdimisht mbron presidentin Trump.

Image

(Kosova Sot)