A i kthyen mbrapsht autobusët me serbë që planifikonin tifo ndaj Vucicit? Flet Policia e Kosovës

  • 19 April 2019 - 15:42
A i kthyen mbrapsht autobusët me serbë që planifikonin tifo ndaj Vucicit? Flet Policia e Kosovës

Më shumë se 70 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur drejt Serbisë mëngjesin e sotëm. Shumica nga ta janë lejuar ta kalojnë kufirin e disa edhe janë kthyer mbrapsht. Nuk dihet numri i saktë se sa të tillë nuk u lejuan nga autoritetet kosovarë të hyjnë në Serbi, por sipas mediave të Vucicit janë rreth 8 autobusë.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth këtij organizimi që serbët u nisën për ta përkrahur Aleksandër Vucicin. Policia thotë se autobusët që nuk i kan pasur dokumentacionet e nevojshme nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin.       

“Kufirin e kanë kaluar autobusët që i kanë plotësuar kriteret, ndërsa ata që nuk i kan plotësu kriteret si mungesën e dokumentacioneve të nevojshme nuk janë leju të qarkulloujnë apo ta  kalojnë kufinin”, tha Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Ndërsa Express mëson se vetëm nga rajoni i Anamoravës janë mobilizuar rreth 17 autobusë për t’i dërguar serbët në Beograd në mbështetje të Vucicit.

Ndyshe, sot Vucic ka organizuar një miting si kundërpërgjigjje ndaj protestave të njëpasnjëshme që populli serb po i bën kundër tij. Çdo vikend përmes protestave ata po kërkojnë dorëheqjen e Vucicit.

Edhe pse këto protesta vazhdimisht po tenton ti minimizojë Vucic përmes mediave që i kontrollon. MPB e Serbisë ka njoftuar se në protestën e javës së kaluar pjesëmarrës ishin 7500 protestues.

Por, dorëheqjen e tij nuk e duan serbët e Kosovës, pasi Vucic përmes demagogjisë ka arritur t’i mbajë nën kontroll.

Sidoqoftë, që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Pjesëmarrësit duan dorëheqjen e Vucicit.

(Kosova Sot)