Samiti i Berlinit, vjen paralajmërimi: Ja argatët e Thaçit që duhet ndalur

  • 22 April 2019 - 12:34
Samiti i Berlinit, vjen paralajmërimi: Ja argatët e Thaçit që duhet ndalur

Gazeta gjermane 'Tagesspiegel' ka raportuar se Angela Merkel, më 29 prill, në Berlin dëshiron që të parandalojë idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

'Tagesspiel' ndër të tjera thotë se mbështetëse e kësaj ideje për shkëmbim të territoreve është edhe ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherini, të cilën Merkel nuk e ka njoftuar fare që po e organizon një takim të tillë në Berlin, por vetëm e ka ftuar si spektatore formale. 

Siç po e vërteton edhe gazeta gjermane 'Tagesspiegel' , ideja për shkëmbim të territoreve është ide që po shtyhet përpara nga dyshja Thaçi e Vuçiq, ndërsa Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë. Gazeta gjermane ka shkruar se pjesë e kësaj ideje është edhe Edi Rama, i cili thuhet se është ftuar në këtë takim në Berlin, bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin.

Image
Reshat Badallaj

E lidhur me këtë, analisti politikë, Reshat Badallaj thotë për “Kosova Sot”, se duhet ndalur Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilët ai i quan argatë të presidentit, Thaçi.

"Zonja e hekurt dhe më e fuqishme e botës, Angela Merkel, ndalon fatmirësisht tradhtinë e tradhtarëve për copëtimin e Kosovës dhe planifikimin e gjakderdhjes nga këta shpirtzinj. Këtë djallëzi fatzezë për Kosovën e kanë gatuar ky soj tradhtarësh për interesa të tyre personale dhe përfitime materiale. Kësaj loje në valle i ka hyrë me kohë edhe kjo italianja Frederika Mogerini, pra këtu është hilja për shkatërrimin e Kosovës. Më duhet të them se moti e kam theksuar se ky grup kuislingësh dhe tradhtarësh do të dështojnë turpshëm. Mogherini është dashur të dijë se pa shtetin më të fuqishëm të botës, Gjermaninë, nuk mund të bëjnë asgjë dhe ajo është hiç gjë për këtë zonjë të hekurt dhe mu për këtë nuk e bëri fare hesap. Gjermania e hetoi këtë tradhti dhe u doli në ballë dhe i kapi për veshi, duke u thënë se nuk mund të shkohet më tej për hedhjen benzinës në zjarr”, thotë Badallaj. 

“Nuk duhet harruar se në këtë lojë të pistë janë të përzier edhe Edvin kanabisi dhe këlyshi i UDB-së serbe, langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, për të cilin paguhet për argatin që ia bënë Serbisë fashiste. Kjo ide tradhtare me kundërshtimin e Gjermanisë do të thotë vetëm që humbasin kohë këta kuislingë për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale. Pra, me këtë pazar të pistë këta langonj e tradhtarë të vendit nuk mund të ecin edhe një milimetër më tej. Në këtë drejtim duhet ndalur edhe argatët e Hashim zezës, kryehajnat e peshave të rënda si Fatmir Limaj, këlyshi i Devollëve, tradhtari i 'Vetëvendosjes', Shpend Ahmeti, që populli me shumë të drejtë po e quan Shpend Hajni dhe Shpend Jahti", u shpreh për "Kosova Sot" analisti Reshat Badallaj.

(Kosova Sot)