Vrau gruan, nusen e djalit e më pas edhe veten, detajet e fundit nga vrasja tronditëse në Dardani

  • 22 April 2019 - 14:20
Vrau gruan, nusen e djalit e më pas edhe veten, detajet e fundit nga vrasja tronditëse në Dardani

Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku personi me inicialet H.K, ka lënë të vrarë gruan e tij, gruan e djalit e më pas ka vrarë edhe veten.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte qenë prezentë edhe një vajzë dy vjeçare, e cila sapo është nxjerrë nga ndërtesa nga Policia, raporton "Kosova Sot" nga vendi i ngjarjes.

Image

E gazetarja e “Kosova Sot”, nga vendi i ngjarjes raporton se trupat e pa jetë ende nuk janë nxjerrë nga ndërtesa.

Personi me inicialet H.K, që la të vrarë sot gruan e tij, gruan e djalit e më pas vrau veten kishte qenë i njohur për drejtësinë, pasi që edhe një vit më parë kishte tentuar të vrasë gruan.

Të njëjtit policia disa herë ia kishte konfiskuar armët disa herë, por H.K kishte blerë armën përsëri.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte qenë prezentë edhe një vajzë dy vjeçare.

 
Qytetarët francezë, të shokuar nga ngjarja në Katedralën "NOTRE DAME"

Qytetarët francezë, të shokuar nga ngjarja në Katedralën "NOTRE DAME"

Posted by Kosova Sot on Monday, April 15, 2019

Media raporton nga vendi i ngjarjes, ndërkaq, sipas informacioneve të para, thuhet se personi që kreu vrasjet kishte qenë me sëmundje mendore.

Rastin e ka konfimuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Flora Ahmeti.

E për këtë rast kanë folur edhe fqinjët e personave që kanë humbur jetën. 

Ata kanë thënë se i dyshuari që vrau, gruan, renë e tij, e më pas edhe vetën, ka pasur edhe probleme mendore.

Ata  kanë thënë se i njëjti ishte lajmëruar edhe në Polici nga familjarët e tij.

Policia jep detaje: Kështu ndodhi vrasja e trefishtë në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të vdekur. Sipas burimeve  një person ka vrarë gruan e vetë, nusen e djalit si dhe veten në fund.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për vrasjen e trefishtë në Kryeqytet. 

Ajo  tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 13:20, policia  ka marrë informacionin për  nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor  ne vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

************************

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga ku një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Rastin për median e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Po kemi marrë informacion që dy persona kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten”, ka bërë të ditur Beka.

Prokurori momentalisht është duke shkuar në vend të ngjarjes.

Media do te ju mbaje te informuar me rastin.

Image

(Kosova Sot)