E rëndë/ Një orë pas lindjes, nëna 25-vjeçare ndërron jetë në spital

  • 22 April 2019 - 14:51
E rëndë/ Një orë pas lindjes, nëna 25-vjeçare ndërron jetë në spital

Një nënë e re ka ndërruar sot jetë në Spitalin e Elbasanit.

Mësohet se vajza 25 vjeçare ka humbur jetën, vetëm një orë pas operacionit të lindjes.

Sipas burimeve vajza mësohet se ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë, ndërkohë që fëmija e saj është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Kjo ngjarje po hetohet nga Policia e Elbasanit, e cila ka ngritur një grup të posaçëm për verifikuar shkaqet.

(Kosova Sot)