Vrasjet dhe vetëvrasja në Dardani – këta janë emrat e tre viktimave

  • 22 April 2019 - 16:03
Vrasjet dhe vetëvrasja në Dardani – këta janë emrat e tre viktimave

Tragjedia në lagjen Dardania me vrasje të trefishtë në një familja ka tronditur kryeqytetin.

Burri vrau gruan e tij dhe nusen e djalit, pastaj edhe veten.

Burime të medias brenda Pokurorisë së Shtetit kanë treguar edhe identitetet e tre personave që u vranë rreth orës 13 të ditës së sotme.

“Burri që e ka vra veten emrin Hasan Krasniqi, gruja Hysnije, reja Remzie”, kanë treguar nga Prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se familja Krasniqi kanë pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa burri që dyshohet se kreu vrasjet kishte probleme psikike.

“Këta kanë pas probleme te vazhdueshme familjare, dhune ne familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në përgjigjen brenda Prokurorisë.

Të njëjtat arsye pse mund të jetë kryer krimi i kanë dhënë edhe fqinjët e ndërtesës.

Ata kanë treguar se kanë dëgjuar shpesh zhurmë nga banesa e familjes Krasniqi.

Ndërsa kanë treguar se burri që dyshohet se i vrau familjarët e tij dhe vetën kishte probleme mendore dhe edhe më herët ka tentuar të vras gruan e tij me armë zjarri.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike, në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një fëmijë.

Dy orë pasi që ndodhi krimi, 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që hetuesia kreu hetimet e para.

Ndërsa akoma nuk janë nxjerrë tre trupat e pajetë e familjarëve, Ekipi i forenzikës gjendet akoma brenda banesës.

Policia e ka rrethuar të gjithë ndërtesen në lagjen Dardania, ndërsa banorët e atij blloku janë evakuuar.

Rastin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

(Kosova Sot)