Haradinaj reagon për shembjet e objekteve në Mitrovicë e Fushë Kosovë

  • 22 April 2019 - 22:49
Haradinaj reagon për shembjet e objekteve në Mitrovicë e Fushë Kosovë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka reaguar për rastet e shembjes së objekteve në vend. Haradinaj është shprehur i shqetësuar me rastin e shembjes së ndërtesave në Fushë Kosovë e Mitrovicë.

Ai ka thënë se këto dy raste me të drejtë i nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyrën dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit.

Tutje, Haradinaj ka theksuar se incidenti në Mitrovicë nuk do të kalojë pa ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarja e sotme të mos përsëritet.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

I shqetësuar me rastet e sotme të shembjes së ndërtesave në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejt jetën e punëtorëve dhe qyetarëve përreth. Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyren dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit dhe më shumë për përgjegjësinë e Komunave në dhënien e lejeve dhe Inspektoratit në kontrollimin e punimeve.

Të gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë sektor duhet të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyren e punës.

Në këto momente autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit të ngujuar nga gërmadhat e shembjes së objektit në Mitrovicë dhe ky aksion nuk do të kalojë pa ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarja e sotme të mos përsëritet.

(Kosova Sot)