Thaçi intervistohet sot për dëbimin e shtetasve turq

  • 23 April 2019 - 09:29
Thaçi intervistohet sot për dëbimin e shtetasve turq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Me fillim prej orës 13:00, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Kujtojmë se gjashtë shtetasit turq ishin dëbuar në Turqi, më 29 mars të vitit të kaluar.

(Kosova Sot)