Nis debati për dhunën seksuale në konflikt në KS të OKB’së

  • 23 April 2019 - 17:40
Nis debati për dhunën seksuale në konflikt në KS të OKB’së

Ish-presidentja Atifete Jahjaga sot do të marrë pjesë në debatin për Dhunën Seksuale në Konflikt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka treguar se pjesë e delegacionit është edhe një heroinë, viktimë e dhunës seksuale  si dhe OJQ’të që po punojnë për të mbijetuarat e këtyre akteve.

Shkrimi  i plotë:

Krenare që sot Kosova merr pjesë në Debatin e Hapur për Dhunën Seksuale në Konflikt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në mesin e delegacionit kemi edhe një heroinë, përfaqësues të OJQ-ve që punojnë vazhdimisht për të mbijetuarat, si dhe përfaqësues të Komisionit për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Zëri i heroinave të Kosovës po bënë jehonë në botë!

(Kosova Sot)