‘Jeni emëruar sepse bashkëjetoni me vajzën e një personi të afërt të Ramës?’ Flet Gent Cakaj: Kjo është …

  • 24 April 2019 - 10:28
‘Jeni emëruar sepse bashkëjetoni me vajzën e një personi të afërt të Ramës?’ Flet Gent Cakaj: Kjo është …

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u ka dhene pergjigje mbreme per here te pare gjithe zerave, se ai eshte emeruar ne detyren qe mban, pasi bashkëjeton me një nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar ne emisionin “Opinion”, ministri i Jashtëm në detyrë u pyet drejtpërdrejtë për këtë temë.

“Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur kryeministrin dhe reformën në Ministrinë e Jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë”, tha ai.

Degjoni pyetjen e Fevziut dhe pergjigjen e Cakajt ne minuten: 36:28

Edhe pasi i zuri vendin, Gent Cakaj thotë se ka marrëdhënie të mira me Ditmir Bushatin. Ministri i jashtëm në Detyrë tha se raportet me zotin Bushati si përpara dhe tani janë konstruktive.

“Raportet kur unë kam qenë zëvendës-ministër kanë qenë kolegiale, më ka mbështetur pa masë. Pasi unë u vendosa në këtë detyrë kemi patur një komunikim skajshmërisht konstruktiv. Kam patur bisedime fare të hapura me zotin Bushati. Zoti Bushati ka qenë nje mik i veçantë, një ministër i jashtëzakonshëm, kam konsideratën për punën e tij, kam mësuar shumë prej tij”.

(Kosova Sot)