Nga kasapi, mekaniku dhe Imami, ja kush është grupi që grabiti Rinasin

  • 24 April 2019 - 11:39
Nga kasapi, mekaniku dhe Imami, ja kush është grupi që grabiti Rinasin

Një kasap, një mekanik, një imam, një ish-Polic. Këto kanë qënë profesionet e disa prej anëtarëve të grupit që dyshohet se përgatiti dhe grabiti rreth 10 milionë euro në Aeroportin e Rinasit, në 9 prill. Alkond Bengasi, 34 vjeç, është personi që i ka vendosur mbishkrimin “Hetimi Tatimor” furgonit me të cilin u kryje grabitja. Bengasi ka qënë në rolin e mekanikut. 

Elton Pikli me profesion kasap, dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e parave brenda në pistë. Një i ri që më parë ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e 2011-së.

Oltian Veseli, ka qënë më parë Imam i vetshpallur. Veseli dyshohet se ka qënë pjesë e grupeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe është arrestuar aty.

Mareglen Hoxha, ish-polic dhe një emër i njohur për Policinë. Marenglen Hoxha është hetuar edhe për grabitjen e 2017-së në Qafë-Kashar, me grupin e Admir Muratajt, por nuk janë gjetur prova për ta arrestuar. Siç duket ish-polici zgjodhi të kryejë përsëri grabitje me Muratajn.

Të arrestuar

Alkond Bengasi, 34 vjeç, i arrestuar në Elbasan. Ai ka punuar për modifikimin e makinës në servisin e kushërinjve të tij, Çala. Bregasi dyshohet se ka dhënë shumë informacione për hetuesit dhe do marrë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë”.

Oltian Veseli, 38 vjeç nga Kruja, i arrestuar, i dyshuar si pjesmarrës aktiv në grabitje. Ai është hoxhë i vetëshpallur në Krujë. 

Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, i arrestuar, me profesion kasap. Ai dyshohet se ka patur rol aktiv në grabitje.

Renaldo Sula, 25 vjeç, i arrestuar, i dyshuar si bashkëpunëtor i bandës.

Saimir Çela, i arrestuar në Elbasan i dyshuar si bashkëpunëtor i bandës.

Të shpallur në kërkim:

Klement Çala- nga Elbasani, i shpallur në kërkim, i dyshuar si autor direkt që ka hyrë në pistë gjatë grabitjes.

Talo Çela- nga Elbasani, i shpallur në kërkim, dyshohet si pjesëmarrës direkt në grabitje.

Eldi Çala, vëllai i Klementit, i shpallur në kërkim. Ka ndihmuar me gjetjen e mjeteve, makinave, armëve, etj. Kishte marrë me qira servisin ku është bërë modifikimi i furgonit. 

Marenglen Hoxha- ish-punonjës policie, i shpallur në kërkim, dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e blindave.

Aleks Pepa- i shpallur në kërkim, dyshohet për rol në organizimin e grabitjes. Nuk dihet nëse ishte në pistë.

I vrarë

Admir Murataj i konsideruar si personi më i rëndësishëm “koka” e grabitjes mbeti i vrarë në vendngjarje, vetëm pak minuta pasi ishte kryer grabitja në Rinas.

(Kosova Sot)