Grabitja në Rinas, flet i penduari: Dreka me Admir Muratajn dhe dy kosovarët në Durrës

  • 24 April 2019 - 11:47
Grabitja në Rinas, flet i penduari: Dreka me Admir Muratajn dhe dy kosovarët në Durrës

Alkond Bengasi është bashkëpuntori i drejtësisë, i cili ka pranuar të tregojë emrat e grabitësve në Rinas. Bengasi në dëshminë që ka dhënë në Polici ka treguar për një darkë ku ishte i pranishëm Admir Murataj si dhe dy kosovar. 

Bengasi thotë se thotë se kanë qenë kushërinjtë e tij Klement dhe Eldi Çala ata që ia kanë kërkuar të modifikojë furgonin.

Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”.Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat “Shevrioletë”, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”,- thotë ai

Policia shqiptare po bashkëpunon me atë kosovare për identifikimin dhe arrestimin e 2 personave, të cilët dyshohen të përfshirë në grabitjen e 9 prillit.

(Kosova Sot)