
Lexoni edhe:
Kthimi i kosovarëve nga Siria alarm në Francë, kërkohet izolimi i Kosovës
Në varrezat e fshatit Grashticë të komunës së Prishtinës, gjatë ditës së sotme u varros autori i krimi të trefishtë që ndodhi në Prishtinë gjatë ditës së hënë. Hasan Krasniqi vrau me armë zjarri gruan e tij dhe gruan e djalit të tij. Krejt kjo skenë ndodhi në prani të vajzës së vogël 2-vjeçare. Kthimi i kosovarëve nga Siria alarm në Francë, kërkohet izolimi i KosovësLexoni edhe:
Gjatë ceremonisë së varrimit, nuk kanë pranuar që të flasin familjarët e së ndjerit. Ata gjithë ngjarjen e kanë cilësuar si si një tragjedi.
E ndërkohë, dy viktimat e tjera të krimit do të varrosen gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme.
Gruaja e të ndjerit Hysnije Krasniqi do të varroset sot në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit në Matiqan, kurse reja Remzije Kamberi-Krasniqi pritet të varroset në ora 16:20 në varrezat e Dragodanit. Rada Trajkoviq kërkon mbrojtje nga MUP-i i Serbisë, ja pseLexoni edhe:
Kujtojmë se në pasditen e së hënës, Hasan Krasniqi e vrau gruan e tij si dhe nusen e djalit pas një konflikti familjar që këta të fundit kishin pasur.
E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në prani të mbesës 2 vjeçare.
Organet e hetuesisë kosovare janë duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Ndërkohë që trupave të pajetë tashmë u është kryer analiza e obduksionit.
Sipas policisë, i dyshuari për këtë vrasje, i ndjeri, Hasan Krasniqi, kishte qenë i njohur për policinë. Ai edhe më herët kishte pasur lëndë për konflikt familjar.
(Kosova Sot)