Blerim Devolli vazhdon të bëjë qejf, kjo është vetura luksoze me targa diplomatike

  • 24 April 2019 - 14:52
Blerim Devolli vazhdon të bëjë qejf, kjo është vetura luksoze me targa diplomatike

Mafio-oligarku, Blerim Devolli mban titull diplomatik në Kosovë. Ai është Konsull Nderi i Shqipërisë në komunën e Pejës. Por, ai duket se shumë pak kohë kalon në Pejë.

Ai vazhdon të shëtitet me veturë diplomatike nëpër Prishtinë. Gazeta “Kosova Sot”, ka siguruar disa foto, ku Blerim Devolli shihet me veturën e tij me targa diplomatike teksa bën qejf nëpër Prishtinë, gjegjësisht tek rruga te ‘Kafet e vogla’. 

Teksa Devolli po shijon privilegjet si Konsull Nderi i Shqipërisë, analistët shumë herë e kanë kritikuar ashpër duke e akuzuar se ua ka lagur fytin pushtetarëve në Tiranë.

(Kosova Sot)