Grapci: Neglizhenca e Doganës

  • 24 April 2019 - 15:16
Grapci: Neglizhenca e Doganës

Analisti Dardan Grapci theksoi për gazetën “Kosova Sot” se që nga vendosja e taksës më shumë është rritur kontrabandimi i mallrave nga Serbia në Kosovë sesa që e ka ulur, sepse kontrabandistët gjithmonë kanë alternativa të tjera, nëse një korridor mbyllet, ata e gjejnë një korridor tjetër.

“Mallrat serbe që po hyjnë pas vënies së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës, po hyjnë me emra të ndryshëm dhe paketime të ndryshme, me emrin e shtetit tjetër, siç ka ndodhur disa muaj më parë, që një produkt i Serbisë ka hyrë kinse si produkt i Maqedonisë.

Prandaj, Dogana e Kosovës dhe Policia duhet që mallrat që hyjnë në territor të Kosovës pa marrë parasysh se nga cili shtet duhet t’i hapin ato menjëherë aty në prezencë të shoferit të kamionëve, që ta shikojnë se tamam nga e ka origjinën produkti, vetëm në këtë mënyrë mund ta parandalojmë kontrabandimin”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot)