Lexoni edhe:
Vajza tetëvjeçare që e mundi kancerin
Një 27 vjeçar nga Mitrovica ka humbur tragjikisht jetën, derisa ishte duke punuar bashkë me disa shok të tij tek ish-objekti i hotel ‘Adriatikut’.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën me 22 prill, kur një pjesë e ndërtesës së hotelit, është shembur dhe e ka zënë nën rrënoja tashmë viktimën V.B.
Fillimisht asgjë nuk dihej për fatin e tij, derisa në mesnatën e 23 prillit forcat e kërkimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës e kishin gjetur trupin e tij nën rrënojat e objektit në Mitrovicës.
Në adresë të medias ka arritur një video, në të cilën shihet momenti tragjik i shembjes së ndërtesës së ish-hotelit ‘Adriatiku’, moment i cili ka qenë edhe fatal për jetën e të riut nga Mitrovica.
Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, kanë konfirmuar se punimet në ndërtesën e ish-hotel Adriatikut ishin duke u zhvilluar pa lejen e autoriteteve komunale.
Vajza tetëvjeçare që e mundi kancerinLexoni edhe:
Ndërkohë prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit.
Viktima V.B është varrosur dje në Mitrovicë, ndërkohë familjarët e tij kanë vendosur që të falin gjakun.
(Kosova Sot)