Prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm i dëbojnë nga sistemi

  • 25 April 2019 - 07:51
Prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm i dëbojnë nga sistemi

Preteni: Mund të ketë edhe ndonjë prokuror apo gjyqtar me integritet dhe të gatshëm për sakrificë, por në sistemin e përgjithshëm të brishtë ai ose ajo nuk mund të qëndrojë

"KOSOVA SOT" përditë përballet dhe sfidon të këqijat dhe padrejtësitë politike, juridike, si dhe krimin e korrupsionin gjithë-institucional në mënyrë të drejtpërdrejtë, të paanshme dhe me guxim. Kjo inkurajon, edukon, ndërgjegjëson dhe fton shoqërinë që të lëvizë për ndryshimin dhe përmirësimin.

Ka mbi dy vjet apo më shumë që ajo i bën thirrje politikës dhe drejtësisë për të miratuar VETTING-un , por jo vetëm atyre, por më shumë i drejtohet shoqërisë kosovare për t'ia imponuar dhe për ta detyruar politikën për miratimin e VETTING-ut, e madje ‘KOSOVA SOT’ fton edhe SHBA-në dhe BE-në për ta detyruar politikën kosovare për të miratuar VETTING-un, ashtu sikurse vepruan edhe në Shqipëri. Vetëm VETTING-u çliron lirinë, drejtësinë, ligjin dhe demokracinë, kompetencën, profesionalizmin dhe patriotizmin e vërtetë”, thotë për “Kosova Sot” analisti Skënder Kapiti

Drejtësia kosovare është bërë biznes, pasi prokurorët e gjyqtarët fabrikojnë raste varësisht kush sa u jep, ose mbyllin raste edhe pse kanë argumente me tonelata. Analistët thonë se po vuan Kosova për gjyqtarë, prokurorë dhe hetues që kanë etikë e integritet profesional dhe që nuk i nënshtrohen politikës së tejinkriminuar. Ata pyesin se pse Kosovës i mungojnë njerëzit e tillë, të guximshëm e profesionalë, që përpiqen ta bëjnë punën e tyre profesionale. Sipas tyre, presioni është i madh nga politika, duke e nënshtruar kështu sistemin e drejtësisë kosovare.

Analisti Skënder Kapiti thotë se shoqëria ka nevojë për të drejtën, për të vërtetat demokratike, kombëtare dhe intelektuale kundër padrejtësive, kundër mashtrimeve dhe kundër krimit të pushtetit të keq, kundër korrupsionit dhe paudhësive të atyre që janë në maje të piramidës së pushtetit dhe të shtetit. Sipas tij, Kosova dhe shqiptarët po vuajnë padrejtësitë, prej korrupsionit, po vuajnë nga tradhtia, antiligji dhe antishteti.

Image
Skënder Kapiti

Kapiti: "KOSOVA SOT" përditë përballet dhe sfidon të këqijat dhe padrejtësitë politike, juridike, si dhe krimin e korrupsionin gjithë-institucional në mënyrë të drejtpërdrejtë, të paanshme dhe me guxim

Analisti Skënder Kapiti vlerëson se shoqëria në Kosovë duhet të guxojë të veprojë dhe të kundërshtojë. “Kosova ka potenciale të mëdha guximi, patriotizmi dhe intelektualizmi, por politika e keqe i ka përjashtuar ato nga sferat shoqërore, politike, akademike, juridike dhe nga profesionalizmi. Por, fatmirësisht të "KOSOVA SOT" gjen guximin intelektual, kombëtar, patriotik e profesional të vërtetë prej shkrimeve, analizave dhe të opinionistëve e të gazetarëve të guximshëm që sfidojnë të këqijat dhe krimin e korrupsionin, tradhtitë dhe pabesitë e mafio-oligarkëve që kanë kapur shtetin dhe drejtësinë, pasuritë kombëtare dhe bizneset ekonomike, politike, juridike, si dhe kompetencat intelektuale e mediatike”, u shpreh më tej ai për “Kosova Sot”.

"KOSOVA SOT" përditë përballet dhe sfidon të këqijat dhe padrejtësitë politike, juridike, si dhe krimin e korrupsionin gjithë-institucional në mënyrë të drejtpërdrejtë, të paanshme dhe me guxim. Kjo inkurajon, edukon, ndërgjegjëson dhe fton shoqërinë që të lëvizë për ndryshimin dhe përmirësimin. Ka mbi dy vite apo më shumë që ajo i bën thirrje politikës dhe drejtësisë për të miratuar VETTING-un , por jo vetëm atyre, por më shumë i drejtohet shoqërisë kosovare për t'ia imponuar dhe për ta detyruar politikën për miratimin e VETTING-ut, e madje ‘KOSOVA SOT’ fton edhe SHBA-në dhe BE-në për ta detyruar politikën kosovare për të miratuar VETTING-un ashtu sikurse vepruan edhe në Shqipëri. Vetëm VETTING-u çliron lirinë, drejtësinë, ligjin dhe demokracinë, kompetencën, profesionalizmin dhe patriotizmin e vërtetë”, vlerësoi ai.

Image
Hasan Preteni

Nuk ka sundim të vërtetë të ligjit

Analisti Hasan Preteni thekson se Kosovës i mungon sistemi i mirëfilltë i sundimit të ligjit.“Mund të ketë edhe ndonjë prokuror apo gjyqtar me integritet dhe të gatshëm për sakrificë, por në sistemin e përgjithshëm të brishtë ai ose ajo nuk mund të qëndrojë. Politika duhet të distancohet nga kapja e gjyqësorit, duhet t’i krijojë kushtet për punë, por të mos përzihet në çështje operative, të mos ndikojë në politiken kadrovike ose në përzgjedhjen e tyre nëpër poste drejtuese”, u shpreh ai.

“E situata e tanishme është larg për të dëshiruar, politika vendos për titullarët dhe kryetitullarët, vendos në mënyrë indirekte se cilat hetime duhet hapur e cilat duhet mbyllur. Vendos edhe cilat pjesë të materialit hetues të dalin në publik, publikimi i materialit hetues përdoret pastaj për betejat politike të kohës, të njolloset dikush apo të avancohet dikush. Politika po interesohet edhe për mirëqenien e hetuesve dhe gjyqtarëve. Janë të favorizuar më shumë se askund në Evropë", ka theksuar Preteni për “Kosova Sot”.“Politika po ia plotëson të gjitha dëshirat dhe apetitet "pushtetit të tretë". Këto benifitet e politikës të njëjtëve po u kthehen shumëfish. Bëni çka të doni, shpenzoni buxhetin si të doni, se askush nuk do t’ju pengoj’.

Vendime joligjore në baza ditore, disa bëhen publike e disa jo, por pa marrë parasysh "transparencën" ato nuk po hetohen. Nuk hetohen as të gjeturat e Zyrës së Auditorit Kombëtar, nuk hetohen as publikimet e mediave e as të gjeturat e raporteve të ndryshme. Në Kosovë shumë flitet për korrupsionin, i njëjti hetohet shumë pak, por nuk gjykohet fare”, ka thënë ai.

Image
Naim Miftari

Miftari: Shteti i kapur nga mafia

“Në një shtet të kapur nga mafia të parat kapen nga krimi i organizuar partitë politike, shteti, Parlamenti dhe sidomos prokuroria, gjyqësia, policia dhe shërbimi sekrete, prandaj as Kosova nuk bën përjashtim nga metoda e veprimit të krimit të organizuar që ka kapur në kthetra shtetin e Kosovës.

Nuk duhet harruar se terrorizmi dhe krimi i organizuar dallojnë vetëm për kah mënyra e veprimit të tyre, prandaj një gjyqësi dhe prokurori, polici e kapur nga krimi, kuptohet fare lehtë se pushtetin do ta përdorin për të mbrojtur pushtetin e tyre dhe fare nuk i kanë problem thyerjet e shumta ligjore që i bëjnë nga veprimet kriminale, deri të korrupsioni i zyrtarëve shtetërorë në një gjendje të tillë dikush mund t’ju ndjekë me ligj, vetëm nëse gjykata dhe prokurori, polici, kanë marrë urdhra nga bosët e tyre”, u shpreh Naim Miftari për “Kosova Sot”.

Image
Riza Smaka

Smaka: Politikanët ushtrojnë ndikime negative

“Se gjendja funksionale në sistemin e drejtësisë në vendin tonë nuk është e kënaqshme e pohojnë edhe titullarët e gjyqësorit dhe të prokurorisë së Kosovës. Gjykoj se në masë të konsideruar influence negative në efikasitetin problematik të sistemit të drejtësisë ushtrojnë titullarë e funksionarë politikë të caktuar. Pra, interferimet politike në sistemin e drejtësisë janë të fuqishme dhe për aq të dëmshme”, tha Riza Smaka për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)