Miftari: KPK-ja e KGJK-ja, kukulla të mafisë politike

  • 26 April 2019 - 12:28
Miftari: KPK-ja e KGJK-ja, kukulla të mafisë politike

“Problemi i mosllogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë është i njohur dhe zhagitjet e lëndëve gjyqësore nga 8 deri në 10 vjet tregojnë qartë ‘suksesin’ dhe misionin që e kanë gjykatat e kapura nga krimi i organizuar në Kosovë.

KPK-ja dhe KGJK-ja, të ashtuquajturat këshilla të drejtësisë në Kosovë, janë edhe vetë pjesë - kukulla të mafisë politike, ku korrupsioni është vlerë dhe serviliteti ndaj politikanëve të korruptuar është detyrë patriotike.

Po të bëhej sot një anketë reale te qytetarët tanë lidhur me drejtësinë, prokurorinë, gjyqësinë, policinë, mbi 90% të qytetarëve nuk i besojnë drejtësisë dhe neutralitetit të organeve juridike në Kosovë, vend ku nuk ju dënon ligji, por ju dënon Maliqi, nëse e kanë urdhëruar shefat dhe bosët e korruptuar politikë nga krimi i organizuar”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)