Hashim Thaçi lëshon komisionin për gylenistët

  • 26 April 2019 - 14:05
Hashim Thaçi lëshon komisionin për gylenistët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dalë nga komisioni për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Krejt kjo siç ka thënë ai shkaku i disa angazhimeve që tha se i ka momentalisht.

Sipas tij, mbledhja do të vazhdojë në orën 15:00.

Ndryshe, në mbledhjen e komisionit nuk arriti të gjendet një dakordim sa i përket asaj se kur do të jep dëshminë Thaçi, sepse presidenti i tha se nuk do të pranojë të raportojë pa ditur se kush është eksperti ndërkombëtar që do të hetojë deklaratën e tij.

(Kosova Sot)